Prezantimi kursit “Endrra dhe Shoqeri”

Me kënaqesi ju informojmë se sot zyrtarisht u bë hapja e projektit “Mëso gjuhën angleze përmes komunikimit” (Endrra dhe Shoqëri) i realizuar nga Shoqata HOTLA ne bashkepunim me Ambasaden e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.
Falenderojmë prindërit, që ju përgjigjen ftesës sonë, për të qenë të pranishëm në prezantimin e projektit.
Të gjithe fëmijeve ju dëshirojmë suksese, me shpresën se të gjithë do t’ia dalin në fund këtij kursi dhe do të arrijnë të marin diplomën nga ana e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me shumë respekt,
Shoqata Hotla

With pleasure we inform you that today formally inaugurated the project “Learn English through communication” (Dreams and Society) conducted by the Association Hotla in cooperation with the Embassy of the United States in Skopje.
We thank the parents who respond to our invitation to be present at the presentation of the project.
All children,we wish you success in the hope that everyone will succeed at the end of the course and will be able to receive a diploma from the Embassy of the United States.
Respectfully yours.
NGO Hotla

Njoftim per projketin me te ri, kursi gjuhes angleze

Shoqata Hotla ka kënaqësinë të ju informojë që ka fituar një projekt nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup

Bëhet fjalë për një kurs falas për mësimin e gjuhës angleze nëpërmjet komunikimit.
Do të përfshihen 20 nxënës nga fshati jonë, ndërsa kursi fillon më 1 tetor 2016 dhe do të zgjasë deri në fund të vitit shkollor 2016/2017.
Janë siguruar mjetet e punës, lokaliteti dhe të gjitha harxhimet tjera të parashikuara.
Për detaje të tjera do ju informojë gjatë ditëve të ardhshme.
Me nderime,
Shoqata Hotlaenglish

Shporta e Ramazanit 2016

Sot u bë shperndarja e paketave me vlere prej 1480 denarë me artikuj elementar për 23 familje pak më të dobëta ekonimikisht.
Falemenderojmë të gjithë njerezit humanist që na ndihmuan në organizimin e shportës së Ramazanit. Allahu ju shpërbleftë për gadishmerinë tuaj për të ndihmuar.
Përshkak të transparencës se aksionit humanitar do ti publikojm disa fotografi nga ky aktivitet.

 

Takim me Ambasadën e SHBA-ve në Shkup!

ambasadaShoqata Hotla, sot pati një takim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup. Nga ana e përfaqësuesve të Ambasadës na u premtua finansimi i një projekti 1 vjeçar për mësimin e gjuhës angleze falas për nxënësit tanë. Në ditët në vazhdim do ju informojmë për detajet tjera.
Me nderime Shoqata Hotla

Shpërndarja e krevatit të parë mjekësorë

Shoqata “Hotla” filloi me shpërndarjen e krevatëve mjeksorë për njerëzit që kanë më së shumti nevojë.
Ne vazhdojmë të japim maksimumin tonë, natyrisht duke bashkëpunuar me njerëz që duan të ndihmojnë banorët. Falenderojmë të gjithë ata qe na përkrahin.
Shoqata Hotla është krijuar për njerëzit tanë dhe ju ftojmë të na bashkangjiteni!
Me nderime,
Shoqata Hotla
25.04.2016

musli bakiu

Bashkepunimi mes Shoqates Hotla dhe Diaspora-Hilft

Me shume kenaqesi ju njoftojm se shoqata Hotla ne bashkepunim me vendasin tone ne Zvicerr Nefail Ademi nga Shoqata Diaspora-Hilft solli 4 krevat spitalor.
Keto krevate kane edhe nje vitrine te vogel anesore me fjoka, dhe jane me motor hidraulik dhe me rryme per tu ulur lart posht dhe gjithashtu me pozicione te ndryshme per te semurin.
Me shume rrespekt,
Shoqata HOTLA , 24.04.2016

Njoftim – Projekti i statistikave

Shoqata Hotla informon opinionin që sot, sipas planit të parashikuar mbaroi me mbledhjen e statistikave për fshatin Hotël. Faleminderit finansuesit, aktivistëve që punuan dhe të gjithë banorëve për mikpritjen bujare. Për disa ditë ne do prezantojmë rezultatet ,në një evinement ku do të ftojmë edhe mjetet e informimit.
Me nderime,
Shoqata ” HOTLA”

Gëzuar 8 Marsi

“GËZUAR 8 MARSIN – Qoftë e lumtur sot e në sa më shumë ditë e vite si sot, çdo nënë e grua që kaq shumë kuptim, dashuri e jetë i jep jetës sonë!”
Të dashur miq, sot është dita e nderimit dhe e mirënjohjes më të thellë ndaj nënave, grave, vajzave, motrave tona, që me sakrificat, përkushtimin, aftësitë dhe dashurinë e tyre janë themel i suksesit të individit, familjes dhe shoqërisë.
Duke ju uruar me krenari dhe dashuri atyre këtë ditë, le të zotohemi të vazhdojmë betejën tonë për barazinë reale midis burrit dhe gruas, nënës dhe babait, motrës dhe vellait, vendimtare kjo për emancipimin e familjes, shoqërisë dhe kombit tonë. Gezuar!!!
Me shumë rrespekt,
“Shoqata Hotla”
08 Mars 2016, Hotël
Gezuar 8 marsi

Fotografi nga manifestimi i 7 Marsit – Ditës së mësuesit dhe shkollës shqipe

Manifestimi kulturor i organizuar në kuadër të Shoqatës së Arsimtarëve Shqiptarë (SHASH) Kumanove – Likove.
Nikoqir i ketij evinementi ishte shkolla fillore “Anton Zako Cajupi” – Hotël.
Shoqata Hotla ka qenë në gadishmëri të plotë që në cdo moment të ju ndihmon organizatorëve në cdo aspekt rreth organizimit dhe mbajtjes të këtij evinementi shoqë7rorë!
Në emër të shoqatës HOTLA dhe të gjithë qytetarëve të fshatit Hotël, urime 7 Marsin!

https://www.facebook.com/media/set/?set=a.256897277975372.1073741830.137170713281363&type=3

Shoqata Hotla në përfaqësinë e Unionit Evropan në Shkup

Shoqata ” HOTLA” po mer pjesë në proçesin e përgatitjes së Planit strategjik për bashkëpunim të Qeverisë me organizatat jo qeveritare. Aktivitetet mbahen në përfaqësinë e Unionit Evropan në Shkup. Shprehim kënaqësinë që pikërisht ne jemi zgjedhur të jemi pjesë e këtij ekipi. Projekti finansohet nga Kombet e Bashkuara dhe disa Organizata tjera ndërkombëtare.