Takim me Ambasadën e SHBA-ve në Shkup!

ambasadaShoqata Hotla, sot pati një takim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup. Nga ana e përfaqësuesve të Ambasadës na u premtua finansimi i një projekti 1 vjeçar për mësimin e gjuhës angleze falas për nxënësit tanë. Në ditët në vazhdim do ju informojmë për detajet tjera.
Me nderime Shoqata Hotla

Gëzuar 8 Marsi

“GËZUAR 8 MARSIN – Qoftë e lumtur sot e në sa më shumë ditë e vite si sot, çdo nënë e grua që kaq shumë kuptim, dashuri e jetë i jep jetës sonë!”
Të dashur miq, sot është dita e nderimit dhe e mirënjohjes më të thellë ndaj nënave, grave, vajzave, motrave tona, që me sakrificat, përkushtimin, aftësitë dhe dashurinë e tyre janë themel i suksesit të individit, familjes dhe shoqërisë.
Duke ju uruar me krenari dhe dashuri atyre këtë ditë, le të zotohemi të vazhdojmë betejën tonë për barazinë reale midis burrit dhe gruas, nënës dhe babait, motrës dhe vellait, vendimtare kjo për emancipimin e familjes, shoqërisë dhe kombit tonë. Gezuar!!!
Me shumë rrespekt,
“Shoqata Hotla”
08 Mars 2016, Hotël
Gezuar 8 marsi

Fotografi nga manifestimi i 7 Marsit – Ditës së mësuesit dhe shkollës shqipe

Manifestimi kulturor i organizuar në kuadër të Shoqatës së Arsimtarëve Shqiptarë (SHASH) Kumanove – Likove.
Nikoqir i ketij evinementi ishte shkolla fillore “Anton Zako Cajupi” – Hotël.
Shoqata Hotla ka qenë në gadishmëri të plotë që në cdo moment të ju ndihmon organizatorëve në cdo aspekt rreth organizimit dhe mbajtjes të këtij evinementi shoqë7rorë!
Në emër të shoqatës HOTLA dhe të gjithë qytetarëve të fshatit Hotël, urime 7 Marsin!

https://www.facebook.com/media/set/?set=a.256897277975372.1073741830.137170713281363&type=3

Shoqata Hotla në përfaqësinë e Unionit Evropan në Shkup

Shoqata ” HOTLA” po mer pjesë në proçesin e përgatitjes së Planit strategjik për bashkëpunim të Qeverisë me organizatat jo qeveritare. Aktivitetet mbahen në përfaqësinë e Unionit Evropan në Shkup. Shprehim kënaqësinë që pikërisht ne jemi zgjedhur të jemi pjesë e këtij ekipi. Projekti finansohet nga Kombet e Bashkuara dhe disa Organizata tjera ndërkombëtare.

Njoftim nga shoqata 23 Shkurt 2016

Çdo ditë po shtohet numri i anëtarëve dhe aktivistëve të Shoqatës ” Hotla”. Rinia e fshatit po bëhen pjesë direkte e realizimit të programit tonë.
Njoftojmë opinionin që tani jemi në fazën e konkurimit me dy projekte të reja në Organizata ndërkombëtare. Në emër të gjithë anëtarëve, faleminderit gjithë atyre që po na përkrahin fuqimisht.
Me nderime,
Shoqata ” HOTLA”

Falimenderim nga shoqata 14 Shkurt 2016

Shoqata ” HOTLA” falenderon përzemërsisht të gjithë banorët. Në veçanti të rinjtë e fshatit, për përkrahjen e tyre në realizimin e Projektit të mbledhjes së statistikave. Duam edhe publikisht të shprehim respektin për familjet që hapën dyert e tyre dhe na pritën në mënyrë bujare. Zotohemi që nuk do të ndalim punën tonë dhe jemi të gatshëm gjithmonë për Hotlën tonë.

Njoftim për mërgimtarët

Të nderuar mërgimtarë,
” Shoqata Hotla” që është formuar me të vetmin qëllim që të përmirësojë kushtet e jetës në fshatin tonë, vendlindjen tonë ju fton që në vendet ku jetoni të shfrytëzoni kontaktet tuaja. Ju që njihni, institucione të ndryshme, firma, shoqata, organizata humanitare, shkolla. Ju që punoni nëpër vende pune dhe ju jepet mundësia që të merni çfarëdo ndihme, ose nëse njihni njerëz që meren me aktivitete të tilla. Ju lusim që të na informoni. Ne jemi Shoqatë e regjistruar dhe jemi në dispozicionin tuaj për të realizuar punën me të gjitha dokumentetet e nevojshme.
Gjithashtu jemi të gatshëm të realizojmë takime me ta,nëse është nevoja të vijmë në shtetet ku ju jetoni. Jemi të gatshëm të nënshkruajmë Marrëveshje për bashkëpunim. Mund të kontaktojmë me ta edhe nëpërmjet internetit. Në Shoqatë ne kemi njerëz që flasin gjuhët perendimore,kështu që komunikimi nuk është problem.
Ne jemi duke u munduar çdo ditë për nevojat tona të përbashkëta dhe besojmë fuqishëm që ju si gjithmonë do jepni mundin tuaj.
Bashkë me ju ne mund të realizojmë vepra të mëdha për Hotlën tonë.
Ju ftojmë të na bashkangjiten në ndërtimin e vendlindjes që është identiteti jonë i larë me gjak në ekzistencën e tij shekullore.
Me nderime,
“SHOQATA HOTLA”

Shoqata Hotla dhe KF Rinia

Shoqata “HOTLA” në bashkëpunim me mërgimtarët tonë në Namur të Belgjikës Zejnulla kasumi, Ali dhe Ajhan Selimi, sot i dhuroi klubit të futbollit “Rinia” , 14 fanella sportive.

Ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë me këtë klub. Në të ardhmen ne kemi planifikuar edhe disa aktivitete në mbështjetje të futbollistëve të rinj.
Me nderime, “Shoqata Hotla”

Fillon realizimi i projektit ” Mbledhja e statistikave për Fshatin Hotël”

Pasi që fituam mbështetje financiare nga një organizatë me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftojmë të gjithë bashkëvendasit, që prej sot:- E Hënë 11.01.2016 – fillon mbledhja e statistikave për fshatin tonë. Aktivistët e Shoqatës do të mbledhin të dhënat nga secila shtëpi e fshatit dhe në fund do të përgatisim një raport.
Ju kishim lutur që tëbashkëpunoni me ne, pë realizimin sa më të suksesshëm të këtij projekti.
Me nderime,
” Shoqata Hotla”

“Shoqata HOTLA” fiton projektin e parë ndërkombëtar.

Ju informojmë me kënaqësi që fituam projektin nga ” Albanian Global Found” me seli në SHBA. Bëhet fjalë për projektin” Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave të detajuara statistikore për Hotlën”. Ky projekt është shumë i rëndësishëm, pasi është baza për projektet tona të ardhshme.
Me këtë rast duam të falendërojmë ” Albanian Global Found” për besimin që patën tek organizata jonë.
Me nderime,
” Shoqata Hotla”

Linku deri te njoftimi:

http://maasbesa.org/files/gaf_grants_list.pdf