Pastrimi i 4 bazenteve te filteri i ujesjellsit

13 Video  dhe 22 fotografi nga dita e pestë nga pastrimi i ujësjellsit ku mund të shihni të gjithë aktivitetin e pastrimit te 4 bazenteve te filteri nga ku u nxorren mbi 50m kubik baltë!
Këto fotografi dhe video janë të bëra pardje gjat pastrimit të bazentëve ku mblidhet uji që vjen nga dy bazentet lart të cilat gjendet. Këto 4 bazente ndodhen te filteri i cili është afër në krye të fshatit.
Ky pastrim u bë me iniciativë të këshillit inicues , Shoqata HOTLA si dhe vullnetarë të tjerë që ndihmuan pa përtesë në pastrimin e bazentëve.
E jona mbetet që të vazhdojm ti ndihmojm iniciatorët Avdi Osmanin dhe Remzi Xhaferin me këshilltarët e tyre që po tubojnë të hollat, që sa më shpejt të pastrojm filterin ekzistues dhe të vendosim filterin e ri, për të cilën gjë kompania e cila do e realizon projektin do na garanton ujë të pastër dhe të kontrolluar në laborator!

VIDEO:

FOTOGRAFI:

Pastrimi i bazenteve nalt. Dita e trete dhe katert Foto+Video

Shume rrespekt per te gjithe vullnetaret qe ndihmuan deri ne pastrimin e dy bazenteve, nga ku u nxorren mbi 45m kubik baltë.
Foto dhe Video arkiv nga aktiviteti i pastrimit te 2 bazenteve nalt ku tubohet uji i ujesjellsit:
Fotografi dhe video nga 4 dite pastrim rresht: 30./11/2015 dhe 01.02.03/11/2015
INFO: Aktiviteti ka vazhduar dhe sot me pastrimin e bazentit qe ndodhet ne krye te fshatit te filteri, foto dhe video nga ky aktivitet do ju sjellim ne ditet ne vijim. (Edhe aty ka qka te shifet)

Video:

FOTO:

Pastrimi i bazenteve nalt. Dita e dyte: Foto+Video

VIDEO:

FOTOGRAFI:

Pastrimi i bazenteve nalt. Dita e parë: Foto+Video

Disa fotografi nga aktiviteti i pastrimit te bazenteve.
Pas pak do te publikojme disa video nga pastrimi i bazenteve qe jane afer vendit ku mblidhet uji i cili pastaj vjen posht ne filter.
Me besoni, videot jane aq shokuese sa qe nuk do mundeni ta kuptoni se si ka mundur te vije ne ate gjendje bazenti.
Videot jane te medhaja andaj na duhet kohe deri sa ti publikojm ne youtube.
Fotografite jane te bera dje me date 30 Nentor 2015

Video:



Fotografi:

Falimenderim deri te ndermarjet. 19.11.2015

Shoqata Hotla, falenderon publikisht ndërrmarrjen “BF ADIS” me pronarë Muharrem dhe Shaban Bakiji si dhe ndërmarrjen “Euro Ximo” me pronar Ibish Fetai, që me vet kontribut kanë punuar me bagerët e tyre në një teren shumë të vështirë malor . Krejt ky aktivitet, vetëm për të ju mundësuar ujin e pijshëm të gjithë banorëve të Hotlës.
Ftojmë të gjithë ata që mund ta përkrahin këtë projekt të ndihmojnë nëpërmjet këshillit inicues për vendosjen e filterëve të rinj, ose nëpërmjet Shoqatës “Hotla”. Uji është pasuri e jonë e përbashkët. Jemi të bindur që edhe kësaj here Hotlanlt do të tregojnë zemërgjerësinë e tyre.
Me nderime Shoqata “HOTLA”

Filluan punimet për hapjen e rrugës deri te burimi i ujit të fshatit Hotël

Shoqata Hotla në bashkëpunim me këshillin inicues dhe ndërmarrjet e fshatit Hotël , të cilat po ndihmojnë projektin e vendosjes së filterëve të rinj të ujit të pijshëm, filloi me punimet e fazës së parë; zgjerimin e rrugës si dhe ndërtimin e nje murit te burimi i cili do ndalon mbeturinat qe mos te futen te filteri.
Rruga është e nevojshme që të mundësohet transportimi i materialeve ndërtimore që duhet të bëhen tek vendi ku merret uji i pijshëm për Hotlën.
Në ditët e ardhshme do ju informojmë për fazat tjera dhe materialeve ndërtimore për punë që duhet të bëhen dhe mundësin që të ndihmoni këtë projekt të rëndësishëm
Sqarim: Kjo fotografi ku shifet eskavatori i ndermarjes “BF-ADIS” eshte bere dje. Pastrimi ka vazhduar edhe gjate dites se sotme, rruga eshte pastruar deri te te ashtuquajturat “Arat e Çalkit”
Pastrimi i rruges do te vazhdon edhe ditën e nesërme!

Shoqata “Hotla” – Hotël, 6.11.2015

10612920_204629669868800_1615939609395292727_n

Fotografi nga mbledhja 04.11.2015

Fotografi nga mbledhja e mbajtur me datë 04 Nëntor 2015 ora 19:00 me këshillin inicues për filterizimin e ujësjellsit të fshatit Hotël dhe këshilltarët e tyre.
Në mbledhje u diskutua rreth fillimit të fazës së parë të projektit të filterizimit për hapjen e rrugës deri te burimi i ujit.