Njoftim – Projekti i statistikave

Shoqata Hotla informon opinionin që sot, sipas planit të parashikuar mbaroi me mbledhjen e statistikave për fshatin Hotël. Faleminderit finansuesit, aktivistëve që punuan dhe të gjithë banorëve për mikpritjen bujare. Për disa ditë ne do prezantojmë rezultatet ,në një evinement ku do të ftojmë edhe mjetet e informimit.
Me nderime,
Shoqata ” HOTLA”

Njoftim nga shoqata 23 Shkurt 2016

Çdo ditë po shtohet numri i anëtarëve dhe aktivistëve të Shoqatës ” Hotla”. Rinia e fshatit po bëhen pjesë direkte e realizimit të programit tonë.
Njoftojmë opinionin që tani jemi në fazën e konkurimit me dy projekte të reja në Organizata ndërkombëtare. Në emër të gjithë anëtarëve, faleminderit gjithë atyre që po na përkrahin fuqimisht.
Me nderime,
Shoqata ” HOTLA”

Falimenderim nga shoqata 14 Shkurt 2016

Shoqata ” HOTLA” falenderon përzemërsisht të gjithë banorët. Në veçanti të rinjtë e fshatit, për përkrahjen e tyre në realizimin e Projektit të mbledhjes së statistikave. Duam edhe publikisht të shprehim respektin për familjet që hapën dyert e tyre dhe na pritën në mënyrë bujare. Zotohemi që nuk do të ndalim punën tonë dhe jemi të gatshëm gjithmonë për Hotlën tonë.

Fillon realizimi i projektit ” Mbledhja e statistikave për Fshatin Hotël”

Pasi që fituam mbështetje financiare nga një organizatë me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftojmë të gjithë bashkëvendasit, që prej sot:- E Hënë 11.01.2016 – fillon mbledhja e statistikave për fshatin tonë. Aktivistët e Shoqatës do të mbledhin të dhënat nga secila shtëpi e fshatit dhe në fund do të përgatisim një raport.
Ju kishim lutur që tëbashkëpunoni me ne, pë realizimin sa më të suksesshëm të këtij projekti.
Me nderime,
” Shoqata Hotla”

“Shoqata HOTLA” fiton projektin e parë ndërkombëtar.

Ju informojmë me kënaqësi që fituam projektin nga ” Albanian Global Found” me seli në SHBA. Bëhet fjalë për projektin” Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave të detajuara statistikore për Hotlën”. Ky projekt është shumë i rëndësishëm, pasi është baza për projektet tona të ardhshme.
Me këtë rast duam të falendërojmë ” Albanian Global Found” për besimin që patën tek organizata jonë.
Me nderime,
” Shoqata Hotla”

Linku deri te njoftimi:

http://maasbesa.org/files/gaf_grants_list.pdf