Lajmërim 19.10.2015

LAJMËRIM

Të nderuar bashkfshatarë, të nderuar miq, të nderuar zonja dhe zotërinj
Ju informojmë që prej sot më datë 19.10.2015 fillon me punë “Shoqata Hotla”.
Ne jemi një organizatë joqeveritare, jo fitim prurëse me seli në Fshatin Hotël, Komuna e Likovës.
Qëllimet tona kryesore janë: zhvillimi rural, ndërtimi i infrastrukturës, zhvillimit i arsimit, kulturës, ambientit jetësor më të pastër, përkrahjes së rinisë etj.
Parimi jonë kryesor është transparenca në punë, të gjitha projektet tona do të jenë publike dhe opinioni do të informohen për të gjitha detajet e aktiviteteve tona.
Në këtë lajmërim të parë, dëshirojmë të falenderojmë të gjithë ata që na kanë ndihmuar, që të arrijmë regjistrimin e shoqatës dhe hapjen e zyrës së kompletuar!
Në ditët në vijim do ju informojmë më gjërësisht për hapat tonë të parë si dhe për mundësinë për antëtarsim vullnetar në Shoqatën tonë.

Me nderime,
“Shoqata Hotla”
19.10.2015

1 2 3 4 5 6